Video/ Pamjet që tronditën botën të vrasjes brenda në lokal
Ne internet janë përhapur me shpejtësi pamjet e një vrasje që ka ndodhur në një lokal në qytetin Maracaibo të Venezuelës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autori iu afrua objektivit të tij që ishte ulur në tavolinë dhe nisi ta qëllonte disa herë me pistoletë.
E gjithë skena e krimit ndodhi në mes të ditës në prani të klientëve. Autori është identifikuar si Climaco Segundo Uriana.
Më pas autori u largua me shpejtësi nga lokali. Sipas autoriteteve, vrasësi është pjesë e një organizate kriminale në Venezuelë.
/tvklan.al