Video/ Pamjet tronditëse nën det, disa orë para tërmetit të fuqishëm


Video/ Pamjet tronditëse nën det, disa orë para tërmetit të fuqishëm

19:15 15/06/2017

Brigjet greke dhe turke u tronditën nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë të shkallës Rihter të hënën.

Media turke ka publikuar një video me pamje tronditëse nga brenda detit Egje, në vendin ku ishte edhe epiqendra e lëkundjes së fuqishme.

Në videon e filmuar dhe publikuar nga agjencia e lajmeve “IHA”, disa orë para goditjes së tërmetit, në një pjesë të caktuar duken flluska të shumta që dalin nga nëntoka në sipërfaqe.

“HaberTurk” ka biseduar me ekspertin Prof Dr. Sener Usumezsoy, sipas të cilit “

këto flluska tregojnë se tërmeti kishte nisur.”

Ai solli si shembull edhe rastin e tërmetit të vitit 1996 në Adapazari, afër Ankarasë, kur një zonë nga fushë e përdorur për bujqësi u kthye në llixha, pasi nga aty nisi të dilte ujë i ngrohtë./tvklan.al






Të ngjashme