Video/ Paro rrëfehet tek “Rudina”, tregon shkaqet e divorcit me bashkëshortin
Këngëtarja Paro Ziflaj ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan ku foli për divorcin me bashkëshortin.
Ziflaj tha se është divorcuar kur djali i saj ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë dhe se shkak i divorcit sipas saj ka qenë fakti se bashkëshorti konsumonte alkolike.
“Fëmijët më kanë inkurajuar. Nga martesa kam një djalë që jetojn në Amsterdam. Unë jetoj vetëm, por shkoj edhe vi. Ndihem shumë mirë sepse më thonë të mos lodhem shumë dhe nuk më kanë kërkuar që të shkoj të mbaj fëmijët. Djalin unë e kam 45 vjeç, jam divorcuar kur ai ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë. Shkak i divorcit ka qenë pija, ishte pijanec, nuk u rregullua ndër vite. E kishte të pamundur, edhe sot është i martuar, ka fëmijë dhe akoma vazhdon të pijë. Por, kam marrëdhënie shumë të mira me fëmijët e tij. Fillimisht e kam patur të vështirë, por njeriut kur i bie do t’i kalojë të gjitha”,
tha Paro.
/tvklan.al