Video/ Përfitimet shëndetësore të Aloe verës
Aloe vera është një bimë medicinale popullore që është përdorur për mijëra vjet. Ajo është më e njohur për trajtimin e lëndimeve të lëkurës, por gjithashtu ka disa efekte të tjera të dobishme për shëndetin.
Sot, në rubrikën “me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë” blogerja e ushqimit Kristi Janku kishte zgjedhur të ndajë me të gjithë përfitimet shëndetësore të kësaj bime.
-Aloe Vera është një bimë që përdoret në industrinë kozmetike, farmaceutike dhe ushqimore. Gjethet e saj janë plot me një substancë helike që përmbanë kompozime të shumta dhe të dobishme.
-Aloe vera përmban komponentë të fuqishëm antioksidues, të cilët mund të pengojnë rritjen e baktereve të dëmshme. Aplikimi i Aloe verës në plagë përshpejton procesin e shërimit.
-Aloe vera është shumë efektive kur përdoret si shpërlarës për gojën. Aplikimi i saj si tul ose xhel është treguar se ndihmon në shërimin e ulçerës së gojës. Ajo ka disa veti terapeutike unike, veçanërisht kur zbatohet si një vaj ose xhel për lëkurën dhe mishrat.
/tvklan.al