Video/ Përfundimi tragjik i gruas që doli topless nga makina
Gjithçka mund të nisë për argëtim, por përfundimi mund të jetë tragjik. Ky është rasti që i ka ndodhur një 35-vjeçareje ruse, e cila kishte dalë topless nga dritarja e një makine në Republikën Domenikane. Ajo kishte festuar me miq dhe kishte pirë alkool.
Teksa po varej nga dritarja e makinës në ecje, Natalia Borodina përplasi kokën në një tabelë në anë të rrugës dhe vdiq menjëherë. E gjithë ngjarja po filmohej.
Ndërkohë, për këtë ngjarje ka folur ish-bashkëshorti i gruas që vdiq. Ai ka thënë se djali i tyre 11-vjeçar ende nuk e di se mamaja e tij ka humbur jetën. Alexandr Palagushkin 37 vjeç është një akademik që ka studiuar në Londër. Ai thotë se tani po lufton për të marrë kujdestarinë e djalit.
Pamjet e tmerrshme të gruas që humbi jetën tragjikisht duke u varur topless nga dritarja e makinës, kanë bërë xhiron e botës.
/tvklan.al