Video/ Përleshje në parlamentin ukrainas


Video/ Përleshje në parlamentin ukrainas

18:40 14/11/2016

Për të disatën herë ka përfunduar në përleshje fizike, debati politik në paralmentin ukrainas. Juri Boiko, deputet i qëndrës së majtë goditi me grusht Oleg Liashkon, të të majtës ekstreme, pasi ky i fundit e akuzoi se ka tradhëtuar Ukrainën dhe se është një agjent i Kremlinit.

Pasi situata u qetësua, deputetit i Partisë Radikale vijoji fjalën e tij, duke thënë se Juri Boiko duhet të shkonte në burg për tradhëtinë e tij.

Një akuzë e tij nxiti sërish zemërimin e deputetit, i cili u ngrit dhe e qëlloi sërish kolegun e tij. Përleshjet në politikën ukrainase janë tepër të shpeshta, qoftë në sallën e parlamentit, qoftë nëpër studiot televizive.

Tv Klan






Të ngjashme