Video/ Përlotet Miriam Cani, flet për humbjen e nënës
Miriam Cani është përlotur në studion e emisionit “Rudina”, teka foli për humbjen e nënës së saj.
Këngëtarja tha se ka qenë shumë e lidhur me nënën, teksa shtoi se ajo mbetet model për të.
“Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të paktat rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo palgë. Në këtë rast ti thjeshtë mësohesh të bashkëjetosh.
Mamaja ime ishte tip i butë, ia dedikonte jetën e saj familjes
”,
tha këngëtarja.
/tvklan.al