Video/ Përplasja me Kastro Zizon, Klinti Çollaku: Do doja të kisha vepruar ndryshe
Klinti Çollaku është ndër këngëtarët e rinj të cilët merrnin pjesë për herë të parë në “Kënga Magjike”.
Ai spikati me zërin e tij në “The voice of Albania”, ndërkohë që me këngën e tij në festival tërhoqi mjaft vëmendje duke u kthyer në këngët më të dëgjuara.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” këngëtari tha se kënga është pritur shumë mirë dhe se shumë fansa të tij i shkruajnë mesazhe në rrjetet sociale, ndërkohë që shtoi se pjesëmarrja në kompeticione të tilla të krijon presion.
“Unë mendova se mbaroi te “Voice” presioni, por tek “
Kënga Magjike” ishte akoma më intensiv. Unë kisha bërë pakt që nëse s’do më emociononte kënga nuk do ta këndoja, por sapo e dëgjova më pëlqeu shumë. Për mua ishte hera e parë në “Kënga Magjike”, unë si vë faj asnjërit për votimin, ishte e vështirë
”, tha Çollaku.
Ndërkohë lidhur me situatën me Kastro Zizon një ditë pas finales së “Kënga Magjike” Çollaku tha se tentoi të sqaronte faktin se nuk kishte konkurruar si artist i ri, por si “big”.
“
Kur ishim në emision unë thjesht po sqaroja faktin se nuk jam artist i ri, unë isha direkt në kategorinë “big”. Do doja sinqerisht të kisha vepruar ndryshe. Lidhur me pikët nuk do doja të bëja asnjë ndryshim. Pjesëmarrja në “Kënga Magjike” ishte e papritur, kënga ka patur reagime shumë të mira dhe marr mesazhe pa fund. Unë jam munduar t’i kthej përgjigje të gjithëve, sepse dikur unë i kam shkruar këngëtarëve të tjerë. Alban Skënderaj është këngëtari im i preferuar dhe do të doja të bashkëpunoja me ta. Veçoria e një këngëtari është të futet në këngë. Kënga nuk ka lidhje me mua, por jam munduar ta përcjell atë. Kompeticionet kanë shumë presion, ndërkohë që në klip je në konkurrencë me veten
”, përfundoi këngëtari.
/tvklan.al