
VIDEO/ Përplasje mes bandave latine, 18-vjeçari shqiptar në rrezik për jetën
Një 18-vjeçar është në gjendje kome, pasi u përfshi gabimisht në një sherr mes bandave latine në Milano të Italisë. I riu Albert Dreni u plagos me disa goditje thike, ndërsa u fut për të mbrojtur shokun e tij.
Në 3 korrik një bandë latine e njohur me emrin “Mara Salvatrucha” u fut në një lokal dhe sulmoi një grup të rinjsh, me pretendimin se ishin bandë rivale. Aty ishte dhe i riu shqiptar, i cili sipas banorëve të zonës ishte një djalë i urtë, që ishte integruar me jetën e shtetit italian. Për këtë ngjarje deri tani policia italiane ka arrestuar dy persona./tvklan.al
