Video/ “Peshkojnë” delfinin, por ajo që zbulojnë i lë pa fjalë
Veterinerët e Sea World kanë lëshuar një delfin në Gjirin e Artë, disa ditë pasi kishte në gojë një grep. Delfini hundë-shishe kishte dalë në bregun e Main Beach ditën e shtunë.
Sea World u kujdes që me anë të një operacioni t’ia hiqnin me kujdes grepin e ngecur në gojë për ta lëshuar më pas sërish në ujë. Delfini u lëshua në det ditën e martë në mëngjes dhe veterinerët janë të bindur se do i bashkohet grupit të delfinëve të tjerë para se të lindë. Kryetari i veterinerëve Trevor Long tha se me shumë shanse delfini po përpiqej të vidhte ushqimin nga grepi kur kishte ngecur më pas në të. Ai shtoi se pas operacionit delfini u fut në një zonë të rrethuar ku mund të rikuperohej e të fitonte fuqinë sepse kjo ishte një gjë pozitive për të dhe për të voglin në barkun e saj./tvklan.al