Video/ Pitonët ‘pushtojnë’ rrugët, tmerrohen banorët
Imagjinoni sikur jeni duke shkuar në dyqan e të ndesheni në një gjarpër piton që rastësisht “relaksohet” buzë rrugës.
Ndërsa banorët në shtetin amerikan, Georgia, janë në rrezik që të ndeshen me të vërtetë me këto gjarpërinj pasi dikush ka lënë të lirë 14 pitonë. Por, pronarja e tyre, Jacqueline Heim, u ka thënë autoriteteve se gjarpërinjtë kanë qenë në kafazë të sigurtë para se dikush t’ia lironte ata me qëllim.“Dikush i zemëruar me mua e ka bërë këtë gjest fëminor duke i liruar ata”
, ka thënë ajo./tvklan.al