Video/Plagoset me thikë një 20-vjeçar
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Durrës, pasi u godit me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 të qytetit bregdetar, në rrethana ende të paqarta.
I plagosur është i riu E.Metaj. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se ka mundur të identifikojë autorët e plagosjes. Ata janë G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.
Puna për kapjen e tyre vijon, ashtu sikurse edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al