Video/ “Po ti qenke super pjeshkë mi…”
Përveç pyetjeve, për Albana Osmanin nuk munguan as komentet nga fëmijët, “Në kurthin e Piter Pan”. Një prej tyre madje e quajti “super pjeshkë” moderatoren, pasi e pa nga afër. Padyshim që komentet e Uejsit krijuan një atmosferë vërtetë gazmore.
“Kam një gjë për të të thënë përpara se të bëj pyetjen. Më ka thënë daja që goca të bukura si ty me i thërrit pjeshkë, po ti qenke super pjeshkë mi!”
Alketa Vejsiu: Është i martuar daja?
“Jo…”
“Përse qënke aq shumë e dobët ti mi ngaqë ha perime? Unë për vete nuk jam i dobët se ha fast food-e, i grij…”
Albana Osmani: Shiko ti je shumë i lezetshëm. Dajës kur të shkosh te shtëpia i thuaji faleminderit, se më bëri alamet komplimenti. Unë jam e mirë, por jo aq sa ka thënë daja gjithsesi…
“Jo jo se unë e kam këtu dajën, e kam marrë me vete”.
/tvklan.al