
Video/ Policia e Doganat përplasen me shitësit e duhanit
Ka përfunduar në përplasje fizike një aksion i Antikontrabandës së Doganës së Shkodrës kundër shitësve të paligjshëm të duhanit në këtë qytet.
Në këtë aksion, punonjësit e Doganave shoqëroheshin edhe nga Sektori i Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.
Shitësit e duhanit kundështuan me forcë sekuestrimin e sasive të duhanit dhe sulmuan makinën e doganave në momentin që punonjësit e Antikontrabandës tentuan të largoheshin sëbashku me mallin e sekuestruar.
Shefi i Krimit Ekonomik të Shkodrës, për të ndalur sulmin, ka nxjerrë pistoletën.
Sipas policisë gjatë këtij incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjetet e Antikondrabandës së Doganës.
Policia thotë se po vijon kryerja e veprimeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie të paligjshme dhe në vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.
Gjithashtu, Drejtoria e Standarteve Profesionale po verifikon edhe veprimet e punonjësve të Policisë gjatë ndërhyrjes.
Kjo nuk është hera e parë që shitesit e duhanit përplasen me Doganat dhe me Policinë për shkak të aksioneve të Antikontrabandës.
Tv Klan