
Video/ Policia kërkon largimin e protestuesve në Milot
Në Milot, aty ku Tirana lidhet me Lezhën dhe Shkodrën, protestuesit u irrituan nga thirrjet e policëve që kërkuan të lirohet rruga.
Deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia që kanë marrë përsipër të udhëheqin turmën e njerëzve thanë se rruga do të mbahet e bllokuar pavarësisht kërcënimeve të policisë për ndëshkime.
Megjithatë, policia vetëm sa bëri formalisht kërkesën për të liruar rrugën./abcnews.al