Video/ Policia ndalon modelen dhe e detyron të zhvishet


Video/ Policia ndalon modelen dhe e detyron të zhvishet

21:00 30/07/2017

Në internet janë publikuar pamje shqetësuese, që tregojnë një modele duke kërcyer nudo për të burgosurit. Modelja kolumbiane Katherine Martinez 27 vjeç u ndalua nga policia pasi ishte e dehur.

Ajo u shoqërua në rajon, por aty u përballe me sjelljen brutale të punonjësve të policia. Ata i kërkuan asaj që të zhvishej dhe të kërcënte, nëse donte që t’i hiqnin prangat dhe t’i jepnin një karrike për t’u ulur.

“Të gjithë oficerët e policisë më thanë që nëse doja karrike të ulesha dhe të më hiqnin prangat, duhet të hiqja fustanin dhe t’u tregoja trupin. Pastaj të burgosurit filluan të bërtisnin që të hiqja rrobat. Mbaj mend disa gjëra, por jo gjithçka. Më kujtohet që po më filmonin”

, tha modelja.

Komandanti i policisë së Cali në Kolumbi, Hugo Casas ka kërkuar falje për sjelljen e oficerëve të tij. Ai konfirmoi gjithashtu se ndaj policëve ka nisur hetim disiplinor dhe penal. Modelja 27-vjeçare tha se do të padisë policët e përfshirë në këtë incident. /

tvklan.al






Të ngjashme