Video/ Policia vret një tjetër afroamerikan


Video/ Policia vret një tjetër afroamerikan

16:58 07/07/2016

Policia amerikane përfshihet në një tjetër skandal, ku efektivë të saj qëllojnë për vdekje një njeri me ngjyrë. Ngjarja ndodhi në shtetin e Luizianës, ku një afroamerikan u qëllua për vdekje nga oficerët  teksa po përpiqej t’i tregonte patentën agjentit që e kishte ndaluar për një kontroll rutinë.

E gjithë skena u filmua nga e dashura e viktimës. Në pamje duket i riu amerikan i mbuluar nga gjaku, pasi u godit me 4 plumba nga polici. Të martën një tjetër person me ngjyrë u qëllua për vdekje nga policia amerikane sërish në Luiziana, pasi oficerët dyshonin se ai mbante të fshehur një armë zjarri.

Vrasja e këtij të fundit nxiti protesta të shumta në rrugët e Luizianës, ku qindra persona dolën të protestonin kundër akteve të dhunës nga ana e policisë. /TV KLAN






Të ngjashme