Video prekëse/ Nëna sakrifikon veten për të shpëtuar djalin e saj
Sakrifica që çdo nënë bën për fëmijën e saj nuk ka limit. Ajo është e gatshme të sakrifikojë veten kur bëhet fjalë për të shpëtuar krijesën e saj. Kështu ka ndodhur edhe me një nënë në Anaheim, Kaliforni, e cila është bërë “mburojë” për të shpëtuar të voglin e saj.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kjo nënë ka arritur të shpëtojë djalin e saj 2-vjeçar teksa dy qen u përpoqën ta sulmonin atë jashtë shtëpisë së tyre. Qentë iu sulën djalit sapo e panë në oborrin para shtëpisë. Nëna e tij më pas erdhi për ta shpëtuar, duke e kapur atë dhe duke u përpjekur që ta fuste brenda shtëpisë nga dera e përparme, por fatkeqësisht ajo kuptoi se nuk po gjente dot çelësat. Kështu që vendosi të bëhej “mburojë” duke e mbuluar djalin e sajnº mënyrë që ta mbronte nga sulmi i qenve. Spencer Bishop, babai i djalit i cili ishte në punë në atë kohë, tha se ato ishin momente tmerri për bashkëshorten e tij.“E kam parë ngjarjen nga kamerat, por nuk mund ta shoh sërish pasi është e tmerrshme”,
tha ai.“ Ajo kishte po ulëriste dhe po kërkonte ndihmë, kur fatmirësisht komshinjtë i erdhën në ndihmë duke larguar dy qentë,”
shtoi ai. Djali i vogël u dërgua në spital dhe tani po e rimerr veten nga plagët./tvklan.al