Video prekëse/ Vogëlushja qan, falënderon ushtarët që e kanë shpëtuar nga ISIS
Ajo quhet Ajsha, dhe është 10 vjeç, por lotët e saj tregojnë tmerrin e luftës. Në një video që po bën xhiron e botës, vogëlushja falënderon ushtarët irakenë që kanë liruara fshatin Kafer Takhareem, pak kilometra larg Mosulit në Irak.
Ky fshat kontrollohej nga ISIS që prej vitit 2014. Vogëlushja tregon se ka humbur babain, i cili është vrarë nga terroristët gjatë luftimeve.
Ndërsa thotë se ka mbetur pa ushqim dhe ujë për tre ditë. “Kam menduar se nuk do të vinit kurrë”, shprehet Ajsha duke qarë dhe duke thënë “Faleminderit”.
Pranë saj duken ushtarët irakenë, të cilët e përqafojnë dhe e qetësojnë 10-vjeçaren duke i dhënë ushqim e ujë. Fjalët falënderuese të vogëlushes drejt heronjve, që e kanë shpëtuar nga kalifati janë prekëse. “Do doja t’iu puthja këmbët”, thotë Ajsha./tvklan.al