Video/ Premçi: Në ARMO është bërë një vjedhje marramendëse


Video/ Premçi: Në ARMO është bërë një vjedhje marramendëse

23:49 24/01/2018

Ish-Drejtori i Policisë së Fierit Shemsi Premçi ka telefonuar në emisionin “Opinion” ku foli për periudhën transitore të privatizimit të ARMO-s.

Sipas tij  periudha e 4 mujorit të fundit të vitit 2008 është koha kur është abuzuar më shumë.

“Kompania ARMO është privatizuar me ligj të veçantë dhe me ligj asnjë nga operatorët e fuqishëm të karburanteve nuk kishin të drejtën të merrni nga ARMO, më shumë se 100 mijë dollarë produkt me post pagesë, ndërkohë që ARMO i ka stimuluar kompanitë që pretendonin për të privatizuar dhe ata kanë marrë disa milion dollarë. Taci OIL i ka pasur detyrime ARMO-s sepse privatizimi është bërë me debitet dhe kreditet dhe në momentin e privatizimit, përveçse ARMO ka pasur 51 mijë ton naftë bruto ka pasur dhe tek operatorët të shpërndarë pa pagesë, 40 milionë dollarë. Ndërkohë që ligji e parashikonte se nuk mund të blejë me past pagese pa shlyer 100 milionë dollarë. Ne në këto momente ngritëm një strukturë Task Force që mbante një kupon tatimor”.

Premçi tha se në ARMO është bërë një vjedhje marramendëse.

“Ka pasur një vjedhje marramendëse dhe ne vendosëm një oficer policie të Krimit Ekonomik dhe më pas me urdhër nga lart u hoq”.

Ne kapëm një tren me 13 vagona që  gjithsej mbanin 730 ton naftë virgin e cila është gropa më e zeze e ekonomisë shqiptare,

tha Premçi .

/tvklan.al

 






Të ngjashme