Video/ Presidenti puth punëtoren para të gjithëve
Presidenti filipinas Rodrigo Duterte është kritikuar ashpër, pasi ka puthur në buzë një punëtore filipinase gjatë një eventi që po transmetohej drejtpërsëdrejti.
Sipas BBC, Duterte po fliste përballë një turme në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë, pastaj e bindi atë që ta puthte.
Dy gra filipinase i bashkohen presidentit në skenë për të marrë një kopje libri falas dhe dukeshin shumë të emocionuara që gjendeshin pranë presidentit Duterte.
Ai përqafoi të parën dhe i dha një puthje në faqe para se t’i kërkonte gruas tjetër ta puthte në buzë. Skena u shoqëruar me brohorima nga turma, e përbërë kryesisht nga punëtorë të tjerë nga Filipinet.
Megjithatë u përshkrua si “një shembull i neveritshëm nga një president i keq”, nga opozita në Filipine.
Kjo nuk është hera e parë që Duterte akuzohet për sjellje të papërshtatshme ndaj femrave./tvklan.al