Video/ Prezantueses së motit i bëjnë një shaka të frikshme
Prezantuesja irlandeze Caitlin Nic Aoidh e “Tg4TV” është përballur me një shaka të frikshme në transmetim live, të planifikuar nga kolegët e saj.
Teksa jepte parashikimin e motit ajo u “godit” papritmas nga një rrufe e improvizuar e cila shkaktoi edhe një shtëllungë tymi në studio.
Kjo e ka frikësuar pa masë prezantuesen e cila, u zhduk menjëherë pas këtij incidenti, ndërsa transmetimi televiziv u ndërpre.
Këtë rreg kolegët e saj e kishin menduar me rastin e Halloween-it./tvklan.al