Video/ Prokurorët paraqiten në Kryesinë e Kuvendit pas kërkesës për arrestimin e Tahirit
Pas kërkesës së Prokurorisë që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit, prokurorët kanë shkuar te Kryesia e Kuvendit dhe kanë dorëzuar kërkesën e tyre.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dyshohet i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt dhe hetimi ka nisur ka nisur për veprat penale të “
Trafikut të narkotikëve
”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “
Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë
”.
Opinion.al ka publikuar pamje të prokurorëve që dorëzuan kërkesën në Kryesinë e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit të Saimir Tahirit. Hetimi për trafikun e drogës, ku i përfshirë dyshohet edhe Tahiri, ka nisur nga pala italiane.
/tvklan.al