Video/ Propozim martese para Papa Franceskut
Takimi me Papa Françeskun në Vatikan është një shans që jo të gjithë e kanë dhe që vjen një herë në jetë. Por për politikanin venezuelian Dario Ramirez ky çast u bë edhe më i veçantë pasi ai i bëri propozimin për martesë të fejuarës së tij.
Ramirez, politikan në ekzil dhe aktivist për të drejtat e njeriut po shkëmbente një bisedë të shkurtër me Atin e Shenjtë, sa i përket situatës në Venezuelë. Befas ai i shpjegoi Papës se gruaja përkrah tij ishte gruaja e jetës. Ramirez e kishte njohur në kishë, sikur Zoti ta kishte sjellë në jetën e tij dhe u ul në gjunjë për t’i kërkuar dorën.
Vajza mbeti për pak çaste e shtangur. Në atë moment Papa i tha: Ai të kërkoi të martohesh me të, cila është përgjigja jote? Ajo tha PO dhe çifti mori bekimin e Atit të Shenjtë.
Propozimi i veçantë ishte në fakt i planifikuar me stafin e ngushtë në Papa Françeskut, por edhe për vetë Atin e Shenjtë ai ishte një surprizë.
Tv Klan