Video/ Qeni Otis udhëheq ‘Edicionin Veror’ në majë të malit
Këtë puntatë ‘Edicioni Veror’ ka një të ftuar vërtetë special. Simpatiku Otis është qeni që qëndron tek kampi i ‘Ecovolis’ në Jalë dhe bashkë me shokun e tij Arlindin bëjnë disa ecje çdo mëngjes dhe pasdite, duke krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë mes tyre.
Një udhëtim energjik për në majë të malit duke përftuar një pamje fantastike të plazhit të Jalës. Rrugës kamera jonë u ndesh dhe me një gërmadhë që supozohet të ketë qenë një kishë shumë vite më parë, por që akoma mbetet një atraksion dhe pse nuk dihet historia e saj. Nën udhëheqjen e Otisit, u eksploruan shtigje të shumta të parrahura nga njerëzit, për të arritur në majën e shkëmbit. Ngjitja zgjati rreth 45 minuta teksa Dielli sapo kishte filluar të prekte bregdetin e Jalës. ‘Edicioni Veror’ e pagëzoi shkëmbin si “Guri i Otisit” si eksploruesi i parë që u ngjit në atë pikë. Lartësia e shkëmbit mbetet relativisht e vogël, rreth 200 metra. Mali në tërësi, pavarësisht se i thatë, përmbante gjithashtu dhe shumë bimë mjekësore si: çaji jeshil, dafina e egër, sherebela etj.
Otisi na rikujtoi dhe njëherë se qeni është miku më i mirë i njeriut. ‘Edicioni Veror’ sugjeron që këdo që ka dëshirë të eksplorojë nëpër male të marrë më vete një mik si Otis, për një udhëtim sa më të këndshëm./
abcnews.al