Video/ Qeni shqyhen hajdutin e shtëpisë
Një familje nga Virginia gjeti dyshemenë dhe muret e shtëpisë të mbuluara me gjak, pasi qeni i tyre kishte sulmuar një hajdut, ndërkohë që ata kishin dalë.
Në fillim Tristan Murrin dhe nëna e tij nuk vërejtën ndonjë gjë të pazakontë kur hynë në shtëpi mbrëmjen e së enjtes. Por kur panë në derën e përparme qenin e tyre të dashur, Oden që i priste për t'i përshëndetur, kuptuan që diçka nuk shkonte. Atëhere Tristan pa pikat e gjakut në katin e parë dhe kur panë lart gjetën një skenë të filmave horror."Mund të shihni shtigje të gjakut që vijnë nga lart, duke përshkuar gjithë rrugën poshtë,"
tha ai për WRIC. Sasi të mëdha të gjakut ishin të shpërndara në të gjithë muret. Murrin tha se nuk ishte vjedhur asgjë nga shtëpia dhe se hajduti nuk ndodhej aty kur ata mbërritën. Kishin ndodhur disa grabitje gjatë kohëve të fundit në lagje, por këtë herë e vetmja gjë që hajduti arriti të shpëtojë ishte jeta e tij. Ai tha se edhe pse qeni i tyre gjerman është i madh, kjo ishte hera e parë që ai ishte bërë agresiv."Komuniteti e do atë, fëmijët vijnë tek ai dhe duan ta prekin dhe të luajnë me të'.
Murrin tha se është krenar që qeni i tij, të cilin e quan mikun më të mirë, mbrojti shtëpinë e tyre."Unë mendoj se qeni bëri punën e tij,"
shtoi ai."Ai e dinte që nuk ishim në shtëpi dhe se nuk duhej të ndodhej njeri tjetër aty. Ai e dinte që hajduti nuk duhej të ishte aty dhe që po bënte diçka që nuk duhej të bënte. Ndaj ai e dinte si të vepronte me të'.
Murrin po shpërndan ngjarjen me shpresën se do të ndihmojë në gjetjen e hajdutit, të cilët besojnë se duhet të ketë kërkuar ndihmën mjekësore. Ai ka postuar një video që tregon skenën e tmerrshme në Facebook, e cila deri më tani është parë më shumë se 16 milionë herë."Miku im më i mirë Odeni, i cili është një qen gjerman, mbrojti shtëpinë dhe sendet e mia kur unë nuk isha atje. Nuk mund të isha më tepër krenar për të. Një race e tillë e mrekullueshme është arsyeja që të gjithë ata që nuk kanë një qen të vërtetë të marrin në konsideratë adoptimin ose blerjen e një qeni. Ju lutem shpërndani historinë,“
shkroi Murrin në mbishkrim. Policia ka hetuar skenën, por deri më tani nuk është arrestuar asnjë./ tvklan.al