Video/ Qeveria bojkoton seancën, Haradinaj thotë që s’e bënë nga frika
Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga holli i kuvendit tregoi arsyet pse bojkotoi thirrjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së, që tani janë bashkë në opozitë, për debat parlamentar rreth programit qeverisës.
Shefi i ri i Qeverisë mohoi se ka frikë të përballet me partitë opozitare në debat politik, pavarësisht numrit të madh të deputetëve që ka më legjislaturën e gjashtë të Kosovës.
Megjithatë, kryeministri Haradinaj, la të kuptohet se mban inate me LDK-në e Vetëvendosjen, kur përkujtoi atë që ndodhi të shtunën në Parlament.
https://www.youtube.com//embed/53PnMik1HJk
/Klan Kosova