Video/ Qindra persona i japin lamtumirën e fundit 8 – vjeçares
Qindra persona me trëndafila në duar i dhanë sot lamtumirën e fundit Saffie Roussos, viktimës më të vogël të sulmit në Manchester Arena.
Varrimi i saj u mbajt këtë të mërkurë në Katedralen e Manchester. E pranishme ishte edhe nëna e saj, e cila vijon të qëndrojë në spital ku po trajtohet për plagët e marra. Një prej 22 viktimave, të vrarë në përfundim të koncertit të Ariana Grande, 8 - vjeçares Saffie bileta iu ishte dhënë si dhuratë për Krishtlindje nga prindërit. Ajo mezi kishte pritur që të shkonte të parë idhullin e saj të performonte, por gjithçka përfundoi në tragjedi, kur Salman Abedi shpërtheu eksplozivët më 22 Maj. Nëna e saj, 48 - vjeçarja Lisa Roussos mbeti e plagosur rëndë. Ajo nuk e dinte që e bija kishte vdekur, derisa u zgjua nga koma, më shumë se një javë pas ngjarjes. Me qindra persona u mblodhën në Manchester këtë pasdite për t'i dhënë lamtumirën e fundit Saffie -t. Familja e 8 - vjeçares publikoi edhe një video mjaft prekëse me fotografi të saj në YouTube./tvklan.al [ngg_images source="galleries" container_ids="353" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="1" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]