Video/ Rama thirje PD dhe Bashës: Qytetarët ju kanë votuar për të çelur negociatat për anëtarësim
“Sot dua t’i bëj një thirrje PD dhe kryetarit Lulzim Basha, se nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që opozita mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita duhet të përfaqësojë ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat për anëtarësim”
. Kjo ka qenë thirrja që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lulzim Bashës dhe PD, nga Asambleja Kombëtare. Rama tha se nuk mundet që opozita të bëhet problem për të gjithë Shqipërinë për çeljen e negociatave.
“Jemi në kushtet ku jemi rasti i parë unikal që Reforma në Drejtësi nuk shqetëson qeverinë, por opozitën, e cila fshihet pas çdo alibie për të krijuar një situatë bllokuese me qëllim bllokimin e Reformës hë Drejtësi.
Sot dua t’i bëj një thirrje PD dhe kryetatit Lulzim Basha, se nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që opozita mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë t’i bëjë punët e veta siç i do vetë, por nga ana tjetër opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjesë të popullit që është në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë ambicien e atyre qe e kanë votuar për të çelur negociatat për anëtarësim. Nuk mundet dot opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces. Ndërkohë që në po punojmë intensivisht”
tha kreu i qeverisë Rama./
tvklan.al