Video/ Refuzoi martesën, e reja zbulon emrin e vrasësit pak çaste para vdekjes
Një burrë është arrestuar për vrasjen e një studenteje në Pakistan, e cila thuhet se u vra pasi kishte refuzuar një propozim për martesë.
Asma Rani, një studente e mjekësisë në vit të tretë, u qëllua të shtunën pasdite në Kohat, 120 milje në perëndim të kryeqytetit Islamabad dhe vdiq në spital të dielën. Videoja që qarkullon në internet tregon vajzën e cila është e shtrirë në spital pak para se të ndërronte jetë, duke përmendur Mujahid Afridi si vrasësin e saj. Familja pretendon se Afridi e vrau vajzën pasi ajo nuk pranoi të martohej me të, duke bërë kërcënime të mëparshme kundrejt saj./tvklan.al