Video/ Rrëzimi i avionit në Kubë, më shumë se 100 të vdekur
Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur, pasi avioni Boeing 737 u rrëzua pranë aeroportit kryesor të Kubës në Havana. Kjo është dhe tragjedia më e keqe në vend pas shumë dekadash. Vetëm tre gra kanë mund të mbijetojnë, por janë në gjendje kritike për jetën, shkruan BBC.
Në avionin ishin 104 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Autoritetet kubane kanë nisur një hetim dhe kanë shpallur dy ditë zie kombëtare.
Gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord ishin meksikanë dhe shumica e pasagjerëve ishin kubanë, ndërsa pesë pasagjerë ishin shtetas të huaj.
Boeing 737-201 u rrëzua të premten, pak momente pasi ishte ngritur nga aeroporti i Havanës. Pasi u përplas me tokën, avioni shpërtheu në flakë./tvklan.al