Video/ ‘Sakrifica’ e prezantueses për Kombëtaren
Gjithçka bëhet për t’i sjellë fat Kombëtares së Meksikës në Kampionatin Botëror që pritet të fillojë në mes të muajit Qershor në Rusi.
Kështu të paktën thotë prezantuesja bukuroshe e motit në Meksikë, Yanet Garcia, kur lejoi dy burra t’i gjuanin në të pasme. Videoja e çuditshme ku prezantuesi, Jorge Van Rankin dhe komentatori sportiv, Enrique Bermudez, i gjuajnë me shqelm në të pasme prezantueses brenda një kohe të shkurtër është bërë virale në rrjetet sociale. Meksikës i duhet shumë fat, sidomos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës më 17 Qershor, ku përballë do të ketë kampionët në fuqi të Gjermanisë. Ndërsa në dy ndeshjet e tjera do të luajnë përballë Suedisë dhe Koresë së Jugut në Grupin F. Mbetet për t’u parë nëse “sakrifica” e asaj që quhet "prezantuesja më seksi e motit në planet" do të shpërblehet me rezultate pozitive të kombëtares në Kupën e Botës, por ajo që është e sigurt deri më tani është se e reja ia ka dalë të pushtojë mediat botërore me veprimin e saj./tvklan.al