Video/ Sekuestrohen 207 kg drogë, pranga shoferit të autobusit
Policia e Durrësit ka sekuestruar 207 kilogramë kanabis, e cila kishte si destinacion Italinë. Në pranga ka rënë drejtuesi i autobusit Jetmir Muçalijaj 43 - vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim E.S. 38 - vjeç, pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike.
Sipas burimeve të policisë më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobus, tip"Skania"
me drejtues Jetmir Muçalijaj, pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se në brendësi të tij dyshohej të kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobusin për kontroll në Skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis. Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al