Video/ Sekuestrohen 54 kg drogë, pranga 2 personave
Në vijim të kontrolleve dhe operacioneve të vazhdueshme që janë zhvilluar nga DVP Vlorë, për evidentimin dhe parandalimin e prodhim/shitjes si edhe të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 28.08.2017, Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”Shelegeri”.
Specialistët e Hetimit për Narkotikët në fshatin ”Sheleger”, në banesën e shtetasit Alfred Tusha, kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram.
Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasit :
Alfred Tusha, 55 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë
Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë.
Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal./tvklan.al