Video/ Sekuestrohen 717 kg kokainë


Video/ Sekuestrohen 717 kg kokainë

16:06 04/02/2017

Autoritetet e doganës gjermane njoftuan të premten sekuestrimin e 717 kilogramëve kokainë në portin e Hamburgut. Sipas policisë vendase, kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Gjermani.

Droga mësohet se zbuluar ditët e fundit të janarit, në një kontenier që vinte nga Ishujt Karaibe. Kokaina e sekuestruar është e një cilësie shumë të pastër. Nëse do të arrinte të hidhej në treg, do t’u sillte trafikantëve 145 milionë euro përfitime.

Zyrtarët e policisë gjermane thanë se sasia e madhe e drogës i përket një rrjeti ndërkombëtar holandez të trafikut dhe se ka pasur një pengmarrje në Holandë që ka lidhje me këtë ngarkesë.

Tv Klan






Të ngjashme