
Video/ Sekuestrohet kokainë, armë e municione
Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi kokaine, armë e municione gjatë një operacioni të koduar “Doses”.
Në pranga ka rënë Anton Shpatina 35 vjeç, posedues i kokainës dhe është proceduar në gjendje të lirë Lorenc Koçi 25 vjeç, përdorues i lëndëve narkotike.
Arrestimi i Anton Shpatinas u bë pasi në banesën e tij ka shkuar Lorenc Koçi për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga policia ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Anton Shpatinës ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
/tvklan.al