Kamera e fshehtë e Stop zbulon si shitet droga në gjimnazet e Tiranës (video)


Kamera e fshehtë e Stop zbulon si shitet droga në gjimnazet e Tiranës (video)

21:08 25/09/2018

Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.

Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave.

Kamera e emisionit “Stop” sfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet.

Shkolla e mesme "Partizani"

Blerësi - Çuna, keni çakmak?

Nxënësi 1 -

Çfarë do? Çakmak?

Jo, s'kam!

Blerësi - Ëhë, s’e pikan cigaren çunat...

Nxënësi 1 -

Ne pijmë vetëm hashash.

Blerësi - Ëëë, hajde na jep dhe neve, hajde një herë këtu, hajde një herë këtu, hajde se e kam seriozisht për zotin.

Veç ma gjej ku ta gjej se të jap unë sa të duash ti! Hajde!

Nxënësi 1 -

Jo mo, e ka kyyy...

Nxënësi 2 - Kë do marrësh? X?

Nxënësi 1 - 

Ça o burrë, të marr atë shefin tim!

Blerësi - Po sa lekë mundet me më shku?

Nxënësi 1

-

Po ke katërshe, pesë, sa të duash...

Nxënësi 2 - Po ju keni ditëlindje përditë?

Nxënësi 1

-

Alo!

Blerësi - S'ka gjë se shkojmë bashkë!

Nxënësi 1 -

Jo unë, jo!

Nxënësi 2 - Shkojmë bashkë thotë, shih ça thotë mo jeta!

Blerësi - Ikim bashkë, mor burrë! Ç’ke?

Nxënësi 1 -

Po hë pra, sille këtu!

A e sjell dot këtu? 

Te shpia ë?! Po mirë, mirë, te shkolla hajde!

Blerësi - Sa vonohet?

Nxënësi 1 -

Bhaaa.

Nxënësi 2 - S'ka?

Nxënësi 1 -

Si s'ka mo, po duhet me ik dhe një herë tani o jeta!

Blerësi - Po ky që e shet është çun apo gocë?

Nxënësi 1 -

Këto jemi ne.

Nxënësi 2 - Jo ne, mo jo!

Blerësi - Po jeni të vegjël ju.

Nxënësi 1 -

E do troç fare, plaku im?

Blerësi - Seriozisht?!

Nxënësi 1 -

Po, troç!

Blerësi - 5 mijë lëkë ëëë? Merri!

Nxënësi 1 -

A të pëlqen, shihe i herë, a të pëlqen?

Po s'të pëlqeu ta kthej mbrapsht unë!

Blerësi - Po jo, o shok!

Shkolla "Sinan Tafaj"

Blerësi - Çuna, cila orë është kjo?

Nxënësi -

Sapo ka filluar ora e pestë.

Blerësi - Hajde një çikë këtu!

Nxënësi-  

Po, shprehu!

Blerësi - Unëëë kam organizuar një ditëlindje dhe desha me ble një boçe hashash. Kam 25-vjetorin e ditëlindjes dhe do ta bëj një çikë kështu, të madhe...

Nxënësi -

E, o, a mo ka noj gja aty (a mos ka ndonjë gjë aty)? E kam seriozisht!

Blerësi - Me lekë në dorë, i thuaj!

Nxënësi -

Hë, mor burrë!  Prit, prit njëherë!

Blerësi - A të futem unë tek X dhe të dalë ky, të ma japë tek dera?

Nxënësi -

Jo, jo, se e hedh nga lart.

Blerësi - Ai të thërret, o ti e hodhi. Jo, jo, jo!

Nxënësi -

Hajde ikim tani, prit se erdha! Ueee ja ka q... robt.

Blerësi - Hë, se s'ka gjë, pak më duhet.

Nxënësi -

Mbaje këtë, të shof mos gjej noj tjetër!

Blerësi - Fute, fute, ma rregullo një çikë! Është i mirë, thu ti?

Nxënësi -

Po mo, unë them e pi vetë. Ti, kur të duash...

Blerësi - Tjetër?

Nxënësi -

Jo, jo!

Blerësi - Hë?

Nxënësi -

Kur të duash, herë tjetër!

Shkolla e mesme "Ibrahim Rugova", Kamëz

Blerësi - Keni dalë në pushim të gjatë?

Nxënësi -

Jo, e kemi mbaru shkollën.

Jemi në vit të tretë.

Blerësi - A vjen pak? Vjen një çikë, të të pyes për një gjë?

Nxënësi -

Po, mo!

Blerësi - Unë kam një ditëlindje, do bëj diçka të madhe se është 25-vjetor, do e bëj kam nja 15- 20 veta, por doja të më ndihmoje, të gjeja një boçe hashash.

Nxënësi -

Po s'kemi mo!

Nxënësi 2 -

Do një teke hashash?

Blerësi - Ma gjen?

Nxënësi -

Po!

Blerësi - Ku?

Nxënësi

-

Prit këtu!

Blerësi - Të pres këtu? Hajde!

Nxënësi -

Thashë, se deshe ndonjë gjë tjetër, po për hashash eee, këtu ka sa të duash.

Nxënësi 2 - Ka Kamza plot.

Blerësi - Hajde këtej! Sa lekë do të jap?

Nxënësi -

S'du lekë hiç!

Nxënësi 2 -

A kërkove nder, a të mbaruam nder?

Blerësi - Ok! Faleminderit!

Shkolla e mesme "Besnik Sykja"

Blerësi - Djali, si je?

Nxënësi -

Po!

Blerësi - Të të pyes, ku mund të gjej hashash?

Nxënësi -

Hashash?

Blerësi - Po... me lekë ëëë...

Nxënësi -

Ja të flas me këto cunat, o X.

Nxënësi 2 -

Ju e doni patjetër?

Blerësi - Po, se kemi një ditëlindje.

Nxënësi -

Sa doni?

Blerësi - Një qese.

Nxënësi

-

Alo... a more ndonjë gjë të mirë për gocën?

Transportuesi - Poo...

Blerësi -

Të mirë ma, ee...

Transportuesi - Të mirë fare!

Nxënësi -

Janë shoqet e mia, gocat.

Blerësi - Ja dhe lekët!

Nxënësi -

Në rregull... po vij më vonë!

Blerësi - A na e ke dhënë të mirë?

Transportuesi - Po të mirë, provoje!

Nxënësi -

Ne atë pijmë vetë përnatë.

Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi"

Blerësi - O çuna! Kot me jua bo një pyetje! Të lutem mos ma merrni për të keq...!

Nxënësi -

Po jo moj, s’ka problem!

Blerësi - Ku mundem me e gjet 1 cigare hashash?

Nxënësi -

Ke ofertë... ?

Nxënësi 2 - Hë!

Nxënësi -

Ofertë ke?

Nxënësi 2 - Po!

Nxënësi

-

E ke numrin e X, apo është brenda?

Nxënësi 2 - Do jetë në mësim se s’ka mbaruar akoma, bie e dhjetë.

Nxënësi -

Ku je? A vonohesh shumë ti? Aa, se na duhet një ashtu..., aa pasnesër thotë.

Nxënësi 2 - Si?

Nxënësi -

Vetëm pasnesër, kur të vij thotë

.

Blerësi - Për sot s’bëhet gjë këtu ee?

Nxënësi -

S’është këtu ai.

Blerësi - Po të marr në telefon, po ashtu nesër.

Nxënësi -

Po mirë!

Blerësi - Ok! Ça bën?

Nxënësi 3 -

Si kaloni? Mirë? Edhe flori me pas prit, s’do kish vonu kaq shumë.

Blerësi - Ku e di ti, mesa padurim po e pres?!

Nxënësi 3 -

A do ikim, ta pimë dhe një cigare tjetër?

Blerësi - Me e dredh.

Nxënësi 3 -

Po me ik me e pi, se e kam dredh 1, e ke gati.

Blerësi - Jo, unë nuk jam aq në formë. Kjo e pi.

Nxënësi 3 -

Pse?

Blerësi - Po s’jam.

Nxënësi 3

-

Ti s’pi?

Blerësi - Jo unë vallaj, plus sot që është vapë...

Nxënësi 3 -

E di sa do të të qetësojë?

Blerësi - Jo, ti rrofsh faleminderit! Unë e du për të martën!

Nxënësi 3 -

Për të martën...

Blerësi - Ti e ke dredh? E ke gati?

Nxënësi 3 -

Gati e ke!

Blerësi - Ok!

Nxënësi  3 -

Mos e vrit mendjen! Kujdes, mos ta thyesh!

Blerësi - E ke bërë të përzier me cigare.

Nxënësi  3 -

Po normal, o ti...

Blerësi - Sa detyrohem për këtë?

Nxënësi 3 -

Asnjë gjë!

Blerësi - Jo, jo!

Nxënësi 3 -

Vec për pritjen... jo, jo!

Blerësi - Merre! Faleminderit shumë!

Nxënësi 3 -

Faleminderit ju!

Blerësi - Mos të detyrohem më shumë?

Nxënësi 3 -

Jo, jo!

Blerësi - Unë numrin e kam.

Nxënësi 3

-

Unë kisha qejf ta pinim edhe këtë tjetrën.

Blerësi - Një kafe e pimë ne, por këtë për sot jo njëherë!/

Moderatorët e emisionit "Stop" i bënë apel të gjithë instancave për të reaguar ndaj këtij fenomeni, pasi hashashi ka nisur të tregtohet haptazi./

tvklan.al






Të ngjashme