Video/ Shkatërrohet banda e drogës Shqipëri- Itali, pranga 42 personave
Dy organizata të mëdha të trafikut të drogës nga Shqipëria u shkatërruan nga policia italiane. Mes 42 të arrestuarve, 19 janë shqiptarë, 22 italianë e 1 rumun në operacionin e gjerë të titulluar në shqip “Shefi”.Mediat italiane kanë zbuluar identitetet e të arrestuarve. Hetuesit thanë grupet hetoheshin prej 2016-ës.
Atyre i atribuohet trafikimi dhe shpërndarja e të paktën 2.3 tonë drogë të llojeve të ndryshme, marijuanë, kokainë e heroinë. Përfitimet përllogariten në mbi 15 milionë euro për një sasi prej 7 milionë dozash të hedhura në treg.
Bazën organizatat e kishin në Bari, aty ku magazinohej droga e ardhur me skaf nga Shqipëria.
Lënda narkotike zbarkonte në brigjet pulieze, për tu shpërndarë më pas në Kalabri, Siçili, Kampania, Abruzo e zona të tjera të jugut të Italisë. Pikërisht në këto zona u shtri vala e arrestimeve të së mërkurës. Mediat italiane shkruajnë se në hetime dhe në operacion ndihmuan edhe autoritetet shqiptare.
Shqiptarët e arrestuar në Itali:
DRITAN NACI
MARIGLEN SHUSHA
VULLNET DACI
GEZIM BIRCAJ
MALTON LLESHI
FIQIRET SEFERI
ERNEST PEZA
LEONIDHA SEJDIAJ
ELTON ISMAILI
SAMUEL MUÇA
FERHAT AJDINI
VULLNET CILA
SHPETIM SHEHI
DONIAL DROLLI
IBRAHIM CHIHANI
ERGENT SEFERI
ARIAN KERTUSHA
SENAT HALLUNAJ
HAMID SEFERI
Tv Klan