Video/ Shkatërrohet baza e prodhimit të shampo-ve false
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe Krimi Ekonomik. Gjatë operacionit të koduar “Clean 2016” në pranga kanë përfunduar: Arben Dragani, 47 vjeç, ish-punonjës i policisë bashkiake; Lirie Këllëçi, 47 vjeçe dhe Altin Hoxha, 41 vjeç.
Tre të arrestuarit kishin marrë një banesë me qera në zonën e Misto-Mames, të cilën e përdornin për prodhimin e detergjenteve dhe shampo-ve të markave të ndryshme, si: Ace, Fairy, Mastro Lindo, Frutis, Ëash & Go, Pantene, Nivea etj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Detergjent të markave të ndryshëm, 70 copë; Paketim detergjentesh bosh, 90 copë; shampo të markave të ndryshëm, 270 copë; stampa të markave të ndryshme, 5 topa; dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti. /tvklan.al