Video shok/ Burri hedh gruan tek shinat e trenit
Një video ku duket një burrë që shtyn tek shinat e trenit një punonjëse, po bën xhiron e botës. Ngjarja ka ndodhur në Hong Kong, ndërsa policia ka arrestuar burrin 56-vjeçar.
Ky i fundit, sikurse shihet në pamje, teksa kalonte pranë gruas e shtyn atë në shinat e trenit dhe largohet.
Ndërsa gruaja ka pësuar lëndimet në nofulla dhe më pas u ndihmua nga qytetarët e tjerë të ngrihej. Fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Paraprakisht thuhet se autori i sulmit ishte i dehur.
/tvklan.al