Video/ Shqiptarët hidhen nga ura për t’i shpëtuar policisë, por…
Ata rrezikuan jetën për t’i shpëtuar policisë, por ishte e kot! Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa dyshohen për disa grabitje në provincën Meduna e Livenza.
Policia kishte pikasur një automjet “Audi A6”, që dyshohej se ishte i vjedhur dhe kishte filluar ndjekjen.
Pas një ndjekje për disa kilometra, tre të rinjtë shqiptarë janë bllokuar sipër një ure.
Por ata nuk ndaluan dhe u hodhën në lumë. Dy prej tyre u arrestuan menjëherë pasi nuk mundën të notonin, nga uji i ftohtë.
I treti u arrestua pasi doli në breg. Pas verifikimeve rezultoi se automjeti ishte i vjedhur dhe tre shqiptarët e arrestuar, të cilët janë nën 30 vjeç, janë përgjegjës për disa grabitje./tvklan.al