Video/ Shqiptari nga Belgjika fiton lotarinë qindra-milionëshe
45-vjeçari fitoi lotarinë 168 milionë euro, nga kompania EuroMillions, të martën në mbrëmje.
Ai kishte shpenzuar vetëm 15 euro për ta blerë biletën fituese dhe shpërblimi ishte miliona herë më i madh. Ai tha se kishte luajtur rregullisht për 10 vite rresht.
Në lotari kishte pëzgjedhur 5 numra të cilët e bënë fitues.
“
S’po mund ta besoja. E kuptova që kisha fituar kur shkova në faqen zyrtare të lotarisë dhe pashë numrat fitues
”, u shpreh shqiptari.
Ai e adhuron futbollin, filmat e Robert De Niros dhe të gatuajë peshk. Ai tha gjithashtu do vazhdonte të luante sërish me EuroMillions dhe një shumë e mirë e parave të fituara do shkonin për një kauzë humanitare.
“
Dua ta ndaj këtë fitore që më ra nga qielli me njerëzit në nevojë
”, tha ai.
Në zonën ku ai jeton shumë njerëz e përshkruajnë si person miqësor dhe të dashur nga të gjithë. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë./tvklan.al