Video/ Shtëpia e të droguarve!


Video/ Shtëpia e të droguarve!

11:25 07/02/2018

“Kjo godinë e braktisur, e cila ndodhet në qendër të Kombinatit, prej vitesh është në këto kushte, e kthyer në një vend potencial për të gjithë narkomanët, të cilët injektojnë çdo ditë këtu sasinë e drogës”.

Dikur kjo ndërtesë shërbente si restorant dhe më pas u projektua për të qenë markatë peshku. Pas vitit ’90, me privatizimin e truallit u kthye në banesën e përdoruesve të drogës, e në disa raste edhe morgun e tyre. Vetëm në muajt e fundit, brenda saj janë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e injektimit të heroinës.  

Siç mund ta shihni edhe në pamje, kudo në shesh ka shiringa të sapo përdorura, e të tjera të cilat janë pluhurosur me kalimin e kohës.

Ata që jetojnë fare pranë shprehen të shqetësuar nga “banorët e përkohshëm”, që kanë zënë tashmë këtë godinë.

“Të shembet 1 orë e më parë”,

thotë një banor.

“Çfarë nuk na shohin sytë e dëgjojnë veshët”

, shprehet një tjetër, ndërsa një tjetër shton:

“Gjynah kalamajtë që kalojnë përditë këtu…”

Krahas shiringave, të cilat janë kthyer në burim sëmundjesh, për banorët është shqetësim më vete vendndodhja e godinës.

Shumë pranë aty ndodhet një shkollë 9-vjeçare dhe parku ku luajnë çdo ditë fëmijët. Pas saj është rajoni i policisë së Kombinatit, si edhe Qendra Shëndetësore ku marrin shërbim ditor shumë pacientë, të cilët kalojnë pranë hyrjes së ndërtesës së braktisur.

Klan Plus






Të ngjashme