Video/ Si ndodhi masakra në aeroportin e Floridës
Ky është momenti kur vrasësi i Fort Lauderdale nxori armën e tij dhe filloi të qëllonte pasagjerët e pafajshëm.
Esteban Santiago, 26 vjeç, vrau 5 persona dhe plagosi 6 të tjerë e më pas hapi zjarr në Terminalin 2 në zonën e valixheve të aeroportit të Floridës, të premten pasdite. Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, duket qartë veterani iraken i luftës duke ecur me gjakftohtësi e duke nxjerrë armën e tij nga mesi. Ai filloi të qëllonte dhe i pari në radhë ishte një burrë, pasagjer i rastësishëm. Santiago më pas fillon të largohet nga kamera gjatë kohës kur njerëzit gjejnë strehë për t’u mbrojtur nga plumbat. 26-vjeçari mund të marrë dënimin me vdekje pasi është akuzuar për një sërë aktesh dhune që kanë patur si pasoje vdekjen e disa personave dhe gjithashtu është akuzuar edhe për armëmbajtje pa leje./tvklan.al