Video/ Skandali me pronat, me 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës
Një qytetar ka aplikuar para katër vitesh për regjistrimin e tokës së tij në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë, por çuditërisht një herë i humbin numri i protokollit, ndërsa një herë tjetër nuk i gjendet dosja.
Qytetari mundi të gjente “çelësin” që hap çdo derë. Pasi kontaktoi me juristin e hipotekës, ky i fundit i premtoi “zgjidhjen” e hallit, i cili kushtoi plot 500 mijë lekë të vjetra. Sapo qytetari dha lekët, të cilat i numëroi cash në dorë, si me magji mori edhe certifikatën e pronësisë, për të cilën sorollatej prej 4 vjetësh. Kamera e fshehtë shfaq me zë dhe figurë korrupsionin në këto zyra. Takimi me juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë Juristi –Dale një çikë! Çfarë përgjigje ke marrë në fillim? T’i bëje një fotokopje të gjitha këtyre. I sjell dhe mandat-pagesën?
Qytetari – Këto besoj që janë. Juristi –Mbaj këto, të bëjmë një Ave zero dhe t’i shikojmë.
Qytetari - Tani çfarë na mungon dhe çfarë nuk na mungon apo çfarë duhet? Juristi –Jo, mo! Nuk mungon gjë. Ja, t’i shikoj dhe një herë. Ma jep ta shikoj dhe një herë!
Qytetari – Cilat duhen? Shihi vetë sepse... Juristi –Do i bëj fotokopje unë tani dhe do i dorëzojmë.
Qytetari – Tani kujt do ia japësh ti? Juristi –Do ia japim Valbonës dhe do ...
Qytetari - Si shkojnë gjërat këtej? Juristi –Do i them unë asaj t’i mbyllë! Duhet parë një herë! Duhet t’i shikoj dhe të them unë po u desh ndonjë gjë.
Po e shtrëngoi ajo lart do të them unë pastaj. Mirë? Këto dy-tre ditë do të them. Po ashtu, do mundohesh dhe një ditë.
Qytetari – Ti vetëm më thuaj: hajde! A e kupton? Juristi –Do shikojmë! Ja, do merrem që sot me të. Do t’i them.
Në zyrat e Hipotekës Vlorë nuk mund të gjendet numri i protokollit dhe as dosja e qytetarit. Juristi –Pa gjetur këto dokumenta, nuk veprojmë dot. Mos u ashtu fare pa gjetur atë, të ndihmoj unë. Të gjejmë atë dhe të bëjë një Ave zero, të ndihmoj unë. Faturat i ke paguar?
Qytetari – Po shkoj te njësia. Juristi –Po gjete një datë, një që e kanë nis ata, do vemi në protokoll, do vemi te protokolli, te goca. Do të ndihmoj unë pastaj, shpejt e shpejt.
Takimi i dytë me juristin e ZVRPPV. Qytetari – Ça bëre? Juristi –Mirë! Ti çfarë bëre?
Qytetari – Tani, çfarë detyrimi kemi për këtë? Juristi –Ato që të thashë..., për ato lart pesëqind (500 mijë lekë të vjetra).
Qytetari – Pesëqind! Më fal se kështu i pata. (200 euro) Juristi –Bëje llogari vetë!
Qytetari – Dyqind e gjashtëdhjetë (260.000) dhe dyqind e katërdhjetë (240.000) XXX – O Pati! Juristi –Mbylle pak atë derën! Ja një sekondë! Ja një minutë, një minutë!
Qytetari – Kaloji dhe një herë mos jam ngatërruar! Juristi –S’ka problem! Ja, mbaruam!
Qytetari – Shumë faleminderit! Pra, mjaftuan vetëm 500 mijë lekë të vjetra dhe qytetari u pajis me certifikatën e pronësisë së tokës së tij pas plot 4 vitesh./tvklan.al