Video/ Sulmi i huliganëve, “Vriteni Zaevin”
Një video e re nga sulmi ndaj deputetëve nga huliganët maqedonas është shpërndarë në rrjetin Youtube.
Në video shihet se si turma po sulmon deputetët e në veçanti Ziadin Selën dhe Zoran Zaevin, ndërsa nga turma dikush dëgjohet duke urdhëruar “Vriteni Zaevin”
Dhuna në parlamentin e Maqedonisë mbrëmjen e së enjtes nisi menjëherë pasi u zgjodh kryetar Kuvendi shqiptari Talat Xhaferri. Ai u zgjodh në këtë post me votat e deputetëve të LSDM, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. /INA