
Video/ Tahiri: Trim është kush dorëzon armën
Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri trim është ai që dorëzon armën.
Tahiri postoi një video në rrjetet sociale, ku shfaqen një grup studentësh të cilët u janë bashkuar policisë në fushatën për dorëzimin e armëve, duke trokitur derë më derë, këtë herë më Vrinë të Sarandës.
“Trim është kush dorëzon armën. Faleminderit studentëve që bashkë me policinë trokasin derë më derë për sensibilizimin e qytetarëve”,
shkruajti Ministri në postimin e tij./tvklan.al