Video/ Taulant Balla debat live me deputetet e LSI-së


Video/ Taulant Balla debat live me deputetet e LSI-së

13:58 01/02/2018

Pas votimit në Parlament të ligjit për aeroportin e Vlorës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar qytetarët shqiptarë për këtë investim madhor që pritet të nisë.

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së Parlamentit, aty kanë qenë edhe disa deputete të LSI-së, me të cilat ka replikuar para kamerave.

Ata debatuan për çështjen e ekstradimit të Nezar Seitit drejt Italisë, gjë të cilën opozita e kundërshton dhe thotë se ky veprim u bë për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Deputetet e LSI-së tentuan të pengonin deputetin Taulant Balla të fliste, duke i ndërprerë fjalën.

Kejdi Mehmetaj:

“Pse i pengove fjalën opozitës”?

Taulant Balla:

“Këta, nëse ne, autoritetet shqiptare nuk do ta kishin ekstraduar njërin prej anëtarëve të një prej grupeve kriminale, sot do të ishin shtrirë barkas këtu. Ne jemi shumë të kënaqur për opozitën që kemi. Populli shqiptar nuk është i kënaqur për këtë opozitë që kemi. Këta janë si puna e asaj me gomarin, e do ujin e ngrohtë apo e do ujin e ftohtë. Po ja dhe ujin e ftohtë këtyre, këta këtë bëjnë. Pa ua dhe ujin e ngrohtë këtyre, të njëjtën gjë bëjnë.  Edhe tek ekstradimi kështu degradoi. U ekstradua, pse u ekstradua. Ju ka zgjedhur mirë Monika, jeni shumë të mira, jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare. Më vjen shumë keq që keni zgjedhur këtu të bëni kukuvajkat”. 

/

tvklan.al






Të ngjashme