Video/ Të lahesh në një pishinë me coca-cola
Ekspertët dhe psikologët kanë theksuar prej kohësh rolin e rëndësishëm që luan mërzia tek fëmijët. Taras Maksimuk është djali i cili ka realizuar një video paksa të “çuditshme” dhe e ka publikuar atë në Youtube, për të argëtuar miqtë e tij virtualë. Ai ka mbushur një pishinë me pothuajse 5 mijë e 680 litra coca-cola, i ka shtuar 90 kilogramë akull dhe një kovë me mentos.
Pasi ai e ka realizuar idenë, ka ftuar mikun e tij që të futet në pishinë. Më pas, për ta bërë situatën më me “flluska”ai ka marrë nën komandë një dron të cilit i ka bashkangjitur telefonin, dhe e ka ulur dronin brenda në pishinë.
Arsyeja? Asgjë në veçanti, vetëm për kënaqësinë e tij. Taras Maksimuk, autori i videos e ka publikuar atë në Youtube, duke shkruar “Për shkak të teknologjisë”.
/tvklan.al