Video/ Të mirat e konsumit të ujit me limon


Video/ Të mirat e konsumit të ujit me limon

14:58 31/01/2018

Shpesh dëgjojmë njërëz të thonë që për mëngjes të konsumojmë ujë të vakët me limon. Kjo recetë është fantastike dhe duhet ta provoni edhe ju në shtëpitë tuaja. Është shumë e rëndësishme të pijmë mjaftueshëm ujë në mëngjes. Uji me limon nuk do të jetë një mrekulli, por do të jetë një alternativë më e mirë se pijet me kafeinë dhe është shumë e shëndetshme veçanërisht për ata që kanë probleme me veshkat.

Disa nga të mirat e konsumit të ujit të vakët me limon janë:  

-Ndihmon në tretje. Përfitimi më i madh në këtë rast mund të jetë uji i ngrohtë dhe jo limoni i shtuar. Të pirit ujë të vakët në mëngjes ju ndihmon në sistemin tretës që të hidratoni sërish trupin.

-Limoni përmban vitaminë C, jo në sasi të madhe por 30-50 miligramë për limon. Ato gjithashtu përmbajnë potasium. Të pirit ujë me limon ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat dhe të përforcojë rritjen e sistemit imunitar.

-Uji me limon mund t’iu ndihmojë të keni një lëkurë më të pastër. Limoni përmban vitaminë C që nevojitet për prodhimin e kolagjenit për lëkurë më të butë dhe të lëmuar.

-Uji me limon mund të ndihmojë të mbani peshë normale trupore.

/tvklan.al

 






Të ngjashme